Është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1 derbi italian mes Interit dhe Juventusit.
Përballja po rezulton të jetë shumë interesante, ku të dy skuadrat kanë pasur raste të vazhdueshme gjatë tërë kohës.
Andrea Cambiaso shënoi një autogol në përpjekje për ta devijuar një goditje për të kaluar Interin në epërsi (17’).
Sidoqoftë, nëntë minuta më vonë Cambiaso përmirësoi gabimin duke barazuar rezultatin pas asistimit të Weston McKennie (26’).
Megjithatë, situata u përkeqësua për “Zonjën e Vjetër” kur Pierre Kalulu mori kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë u përjashtua nga fusha.
Interi lehtë mund të shënonte edhe një gol, por Alessandro Bastoni dështoi keq nga afërsia duke goditur shtyllën.
Kësisoj, mbetet të shihet se si do të vazhdoi kjo përballje pas pjesës së dytë dhe nëse Juventusi me një lojtar më pak do të arrijë ta fitojë së paku një pikë./Telegrafi