Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte futbollisti i njohur Bajram Jashanica. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Jashanica ka kujtuar me emocione një nga momentet më kulmore të karrierës së tij, golin historik të shënuar në fazën e grupeve të Ligës së Evropës ndaj Sporting Lisbonës.
“Ndjenja më e mirë se ishte goli i parë prej ndonjë futbollisti shqiptar në grupe të Ligës së Evropës, normal që është ndjenjë jashtëzakonisht e mirë”.
“Shpresoj që pse jo edhe ndonjë ekip të Kosovës me pa këto ndeshjet. Liga e Evropës është më e vështirë sepse ka ekipe më cilësore”.
“Kënaqësia më e madhe ka qenë ajo, pavarësisht rezultatit 5-1, por t’i shënosh gol Sportingut është kënaqësi e madhe, veç të jesh në stadium të Sportingut është jashtëzakonisht e madhe, plus tifozët që ishin aty”.
“Sportingu ka qenë njëri ndër kundërshtarët më të vështirë, edhe Besiktasi. Edhe pse me Besiktasin kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në Elbasan. Unë nuk kam luajtur për fat të keq në atë ndeshje, por kemi humbur 1-0”, ka rrëfyer Jashanica.
Episodin e plotë me Bajram Jashanicën mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/