Popullsia e Shqipërisë po i afrohet moshës mesatare europiane. Të dhënat e Eurostat tregojnë se mosha mesatare në Shqipëri, në vitin 2025, arriti në 44.3 vjeç, vetëm 0.6 pikë larg mesatares europiane.
Krahasuar me dy vite më parë, mosha mesatare në Shqipëri është rritur me 5.5 vite, duke ndikuar direkt në plakjen e popullsisë.
Në krahasim me rajonin, Shqipëria renditet pas Serbisë për rritjen e moshës mesatare në popullatë. Kjo do të thotë se gjysma e njerëzve në Shqipëri janë më të vjetër se 44.3 vjeç, ndërsa gjysma tjetër është më e re.
Në të gjithë BE-në, mosha mesatare varion nga 39.6 vjet në Irlandë në 49.1 vjet në Itali.
Në nivel të BE-së, mosha mesatare është rritur me 2.1 vjet që nga viti 2015, kur ishte 42.8 vjet. Rritje u regjistruan në të gjitha vendet e BE-së, përveç Gjermanisë dhe Maltës (secila -0.4 vjet).
Plakja e popullsisë ishte më e theksuar në Sllovaki dhe Qipro, ku mesatarja u rrit me 4 vjet, e ndjekur nga Italia (+3.9 vjet)./TV Klan
