Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka sqaruar deklaratën që nxiti reagime dhe komente në publik, pasi iu referua presidentit amerikan, Donald Trump me fjalën “daddy” (baba).
Në Konferencën e Sigurisë në Munich, Rutte pranoi se përdorimi i termit ishte rezultat i zotërimit të pamjaftueshëm të gjuhës angleze.
“Thashë: ‘Po, daddy ndonjëherë duhet të jetë i ashpër’. Më pas e kuptova se fjala ‘daddy’ ka shumë nënkuptime”, u shpreh ai.
Sipas kreut të NATO-s, situata mori një kthesë ironike nga vetë pala amerikane. Rutte tregoi se shprehja u shtyp në bluza dhe madje u përfshi në një video, ku Trump, pas kthimit nga samiti i zhvilluar në Hagë, dëgjohet të thotë “daddy u kthye në shtëpi”.
“Kështu lindi kjo. Nuk ishte e qëllimshme, por tani po jetoj me të. Është bërë një fakt i jetës”, deklaroi Rutte, duke nënvizuar se lideri amerikan është “një tip zbavitës me shumë humor”.
Deklarata ka qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale dhe media ndërkombëtare, duke nxitur debate mbi tonin dhe simbolikën e përdorur në komunikimin politik mes aleatëve të NATO-s. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com