Të premten, udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të Mbretërisë së Bashkuar, mbajtën Samitin e dytë BE–MB në Bruksel.
Në këtë samit, ku morën pjesë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe kryeministri britanik, Andy Burnham, u riafirmua mbështetja e tyre për një marrëdhënie ambicioze dhe dinamike, e cila u tha se sjell përfitime për qytetarët e të dyjave.
Ndër pikat që dy palët kanë arritur pajtueshmëri është edhe çështja e Ballkanit Perëndimor, për çka kanë thënë se janë të përkushtuar ndaj stabilitetit dhe përparimit të këtij rajoni.
“Ne riafirmojmë përkushtimin tonë për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor. Jemi pajtuar të bashkëpunojmë në forcimin e agjendave të tyre të reformave të brendshme, përfshirë sundimin e ligjit, demokracinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, si dhe promovimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike”, thuhet në pikën 10 nga 72 në të cilat janë dakorduar palët, raporton Klankosova.tv.
Po ashtu, BE dhe Mbretëria e Bashkuar u pajtuan për t’i vazhduar konsultimet e tyre të rregullta strategjike mbi çështje të rëndësishme, si Rusia/Ukraina, Ballkani Perëndimor dhe kërcënimet hibride. /Klankosova.tv

