KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çka diskutuan Kurti dhe kryeministri kroat në Munih gjatë Konferencës së Sigurisë?

Çka diskutuan Kurti dhe kryeministri kroat në Munih gjatë Konferencës së Sigurisë?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua të shtunën me homologun nga Kroacia, Andrej Plenkoviq, në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut.

Gjatë një bisede të shkurtër para nisjes së takimit zyrtar, Kurti informoi Plenkoviqin se pas zgjedhjeve të fundit ai tashmë ka një shumicë solide për të qeverisur, shkruan rtk.

Nga ana e tij, Plenkoviqi e uroi Kurtin për mandatin e ri, ndërsa të dy liderët shkëmbyen përshëndetje para se të hynin në sallën e rezervuar për takimin bilateral.

Në kuadër të konferencës, Kurti zhvilloi gjithashtu një takim me sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans-George Engelke, ku diskutuan mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral, duke përfshirë fusha si siguria dhe lufta kundër krimit.

Kujtojmë se presidentja Vjosa Osmani anuloi pjesëmarrjen në konferencë për shkak të angazhimeve të brendshme.

Ndryshe, udhëheqësit botërorë janë mbledhur në Mynih, ku në agjendë janë lufta në Ukrainë, tensionet me Kinën dhe një marrëveshje e mundshme bërthamore midis Iranit dhe SHBA-së. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.