KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Korridori 8 tashmë i certifikuar si korridor sigurie për forcat e NATO-s, Rama publikon pamje

Korridori 8 tashmë i certifikuar si korridor sigurie për forcat e NATO-s, Rama publikon pamje

Në takimin e fundit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel, u njoh zyrtarisht Korridori 8 si pjesë e infrastrukturës strategjike të Aleancës, një zhvillim që hap mundësi të reja edhe për Kosovën në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Një ditë më parë ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, njoftoi se përfshirja e Korridorit 8 – që shtrihet nga porti i Durrësit deri në Detin e Zi – si një korridor sigurie për mbrojtje kolektive, është një arritje e rëndësishme për stabilitetin rajonal dhe pozicionimin e Shqipërisë si aktor kyç në planifikimin e operacioneve të NATO-s.

E sot ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke publikuar pamje.

“Korridori VIII, pjesë e rrjetit evropian TEN-T dhe tashmë i certifikuar si korridor sigurie për forcat e NATO-s”, shkruan Rama. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.