KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Harry Bajraktari i shkruan letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt ish-krerët e UÇK-së

Harry Bajraktari i shkruan letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt ish-krerët e UÇK-së

Aktivisti dhe përfaqësuesi i komunitetit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka bërë të ditur se i ka dërguar një letër zyrtare Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, lidhur me proceset gjyqësore që po zhvillohen ndaj ish-udhëheqësve të Kosovës në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Bajraktari thekson se në cilësinë e një qytetari amerikan dhe përfaqësuesi të komunitetit shqiptaro-amerikan, ka shprehur shqetësimin për funksionimin e Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke kërkuar angazhim më të madh nga SHBA-të për të garantuar një proces të drejtë dhe të paanshëm.

Në letër, ai përmend në mënyrë të veçantë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe institucioneve shtetërore, përfshirë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, si dhe të tjerët që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Sipas Bajraktarit, Shtetet e Bashkuara, si aleate historike të Kosovës, duhet të luajnë rol aktiv për të siguruar që standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut të respektohen plotësisht gjatë këtij procesi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.