Kapiteni i “FUT Esports”, Aulon “Krabeni” Fazlija është vlerësuar si një nga top 50 lojtarët me më potencial për Counter Strike 2.
Pas paraqitjeve të shkëlqyera që nga fillimi i vitit, ylli kosovar është vlerësuar si lojtari i tetë me më potencial në botë, për të pasur një të ardhme të ndritshme në Counter-Strike.
Para tij renditen disa nga bashkëlojtarët e tij, si “dem0n” dhe “dziugss”, derisa presionin më të madh për të arritur në këtë lojë vazhdon ta mbajë polaku “xKacpersky”.
Renditja e plotë për 50 lojtarët me më potencial sipas HLTV:
Ndryshe, “krabeni” rikthehet në “aksion” të shtunën, ku nga ora 9 e mëngjesit do të përballen me ekipin turk Aurora./Telegrafi