KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nesër në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të trafikut

Nesër në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të trafikut

Për shkak të festës fetare Zadushnica, nesër nga ora 06:00 do të vendoset regjim i posaçëm i trafikut në Shkup, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Nga Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup informojnë se trafiku drejt varrezave të qytetit në Varrezat e Butelit do të zhvillohet në një drejtim, përkatësisht në formë rrethore. Të gjitha automjetet do të drejtohen nëpër rrugën “Butelska”, majtas në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, majtas në rrugën “Boca Ivanova” dhe djathtas deri te hyrja e varrezave të Butelit.

Për dalje, automjetet do të lëvizin djathtas në rrugën “Boca Ivanova”, deri te rrethrrotullimi në rrugën “Butelska”, më pas majtas në rrugën “Butelska” dhe djathtas në rrugën “Kemal Sejfulla”.

Regjim i posaçëm i trafikut do të vendoset edhe në afërsi të varrezave në Varrezat e Kamnikut, Varrezat e Draçevës dhe Varrezat e Gjorçe Petrovit.

Nga MPB apelojnë qytetarët që t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin zyrtarët policorë në rrugët e përfshira me regjimin e posaçëm të trafikut.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.