Gjatë vizitës së sotme në Gaza, gjenerali izraelit Eyal Zamir deklaroi se ushtria nuk do të heqë dorë nga qëllimi i saj ushtarak për demilitarizimin e Rripit dhe shkatërrimin e Hamasit, duke konfirmuar njëkohësisht se ushtria ka plane të tilla të gatshme për t’u zbatuar nëse qeveria jep urdhër.
“Gjatë luftës, kemi arritur një sukses të paprecedent, të gjithë batalionet e Hamasit në vijën e parë të frontit janë shkatërruar. Hamas është mundur ushtarakisht, dhe të gjithë pengjet janë kthyer në shtëpi”, tha Zamir në zonën e Rafah.
Ai shtoi se ushtria izraelite është vendosur përgjatë kufirit të sigurisë, kontrollon hyrjet në Rripin e Gazës dhe pastron sistematikisht zonën nga infrastruktura terroriste.
Zamir thotë se IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) është “gati të kalojë nga mbrojtja në sulm” dhe se do të “reagojë ndaj çdo shkeljeje”.
“Ne nuk heqim dorë nga qëllimi i luftës, demilitarizimi i plotë i Rripit të Gazës dhe shkatërrimi i Hamasit. Veprojmë në përputhje me direktivat e nivelit politik, dhe njëkohësisht kemi plane të qarta ushtarake dhe jemi gati të veprojmë ofanzivisht sipas nevojës”, tha Zamir.
Këtë javë, gazeta The Times of Israel raportoi se IDF ka hartuar plane për një ofensivë të rinovuar në Gaza me qëllim shkatërrimin e Hamasit.
“Nuk ka imunitet për terrorizmin. Ajo që vlen për Gazën, vlen edhe për zona të tjera. Do të vazhdojmë të jemi të fokusuar dhe të zvogëlojmë kërcënimet, në mënyrë vendimtare dhe ofanzive”, shtoi ai.
Ndryshe, Izraeli ka nis sulmet ndaj forcave militante të Hamasit më 7 tetor të vitit 2023 pas një sulmi terrorit në Tel Aviv. /Telegrafi/