Përfaqësuesit e talentit të Wolverhampton Wanderers, Mateus Mane, kanë vizituar së fundmi qendrën stërvitore AXA të Liverpool, në kuadër të vlerësimit të interesimit të mundshëm për një transferim, sipas raportimeve të DaveOCKOP.
Vizita nuk lidhej domosdoshmërisht me negociata zyrtare për transferim, por më shumë me dëshirën për të kuptuar më qartë situatën te Liverpooli dhe për të vlerësuar nivelin e interesimit për 18-vjeçarin.
Përfaqësuesit e Mane kanë zhvilluar takime edhe me disa klube të tjera të mëdha në Angli, për të krijuar një panoramë më të gjerë të tregut.
Mesfushori ka lënë mbresa këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Rob Edwards, duke regjistruar nëntë startime në Ligën Premier dhe duke kontribuar me katër gola e dy asistime.
Që nga fundi i dhjetorit, Mane ka qenë titullar në çdo ndeshje kampionale për skuadrën nga West Midlands dhe konsiderohet gjerësisht si një nga talentet më premtuese të reja në elitën e futbollit anglez.
Përndryshe, Liverpooli ka interesim të madh pasi vazhdon ta ketë prioritet afrimin e shumë talentëve, që mund t’iu ndihmojnë edhe për të ardhmen./Telegrafi