Dua Lipa ka folur hapur për sfidat e marrëdhënieve në distancë, pas një viti të gjatë të turneut botëror “Radical Optimism”, gjatë së cilit ishte larg të fejuarit të saj, Callum Turner.
Këngëtarja, 30 vjeçe, dha këshilla për një fans që donte të ruante lidhjen me partnerin e tij nga distanca, duke pranuar se me kalimin e kohës bëhet më e lehtë, por nuk pushon kurrë së qeni e vështirë.
Ajo shtoi: “Të jesh larg familjes është e vështirë. Nuk humbet vetëm rastin e madh; janë momentet e vogla që të lënë të ndihesh i çekuilibruar”.
Megjithatë, Dua theksoi se dashuria nuk dobësohet nga distanca: “Po, marrëdhëniet ndryshojnë me distancën, por dashuria jo. Mund të ndihet edhe më e fortë kur nuk mund ta shihni njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës”.
Ajo diskutoi edhe për ndarjet e kaluara, duke këshilluar që shpesh gjëja më e mirë është të jesh aty dhe i besueshëm, pa përpjekur ta rregullosh menjëherë situatën, shkruan DailyMail.
Pas përfundimit të turneut “Radical Optimism”, që përfshiu 92 shfaqje në mbarë botën dhe solli të ardhura prej 112.3 milionë dollarësh (rreth 103.3 milionë euro), Dua dhe Callum festuan me pushime në Meksikë.
Çifti, që filloi lidhjen në janar 2024 dhe konfirmoi fejesën në qershor, ka gjetur mënyrën për të ruajtur marrëdhënien mes axhendave të ngjeshura dhe distancës së gjatë. /Telegrafi/