KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Melodia e “Valles Kosovare” vidhet nga artistë bullgarë?

Melodia e “Valles Kosovare” vidhet nga artistë bullgarë?

Së fundmi, këngëtarët bullgarë, Azis dhe Tsvetelina Yaneva, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri me titull “Havte”.

Projekti vjen me ritme tipike ballkanike dhe me një videoklip të realizuar në ambientet e një aeroporti, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar është linja melodike e këngës.

Melodia dëgjohet shumë e ngjashme me hitin legjendar “Valle Kosovare”, këngën e artistit të ndjerë Shpat Kasapi.

Kjo ngjashmëri vjen në një moment kur kënga origjinale shqiptare po përjetonte një rikthim të fuqishëm në arenën ndërkombëtare.

“Valle Kosovare” ishte bërë virale në TikTok, duke u përdorur në miliona video nga përdorues të ndryshëm, përfshirë edhe të huaj, vetëm pak javë para ndarjes së papritur nga jeta të Shpat Kasapit.

Duket se ky trend global ka tërhequr vëmendjen edhe të producentëve jashtë vendit, të cilët kanë vendosur ta përdorin këtë melodi në një version të ri për tregun bullgar.

Megjithatë, në kreditet zyrtare të këngës “Havte”, e prodhuar nga Costi, nuk përmendet asnjë referencë për autorët e “Valles Kosovare” apo për Shpat Kasapin. /Telegrafi/


– YouTube www.youtube.com

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.