Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se është duke asistuar në një aktivitet kontrolli të realizuar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Pejë, i cili ka për objekt veprimtarinë e artarëve në këtë qytet.
Sipas njoftimit, aksioni po zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes institucioneve përgjegjëse, me qëllim verifikimin e aktiviteteve ekonomike dhe respektimit të legjislacionit tatimor.
Nga ATK-ja kanë paralajmëruar se opinioni do të njoftohet në vijim për efektet dhe rezultatet e këtyre kontrolleve, sapo të përfundojnë procedurat përkatëse. /Telegrafi/