KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia në Gjilan arreston të kërkuarin për vuajtje të dënimit dyvjeçar me burg

Policia në Gjilan arreston të kërkuarin për vuajtje të dënimit dyvjeçar me burg

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë gjyqësore për vuajtje të dënimit me burg, në kuadër të realizimit të planit operativ për zbatimin e urdhëresave gjyqësore.

Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Gjilan, pas veprimeve operative dhe hetimore, kanë lokalizuar dhe arrestuar personin B.D., mashkull kosovar.

Ai ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej dy vitesh, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave gjyqësore dhe ndërmarrjen e veprimeve operative ndaj personave që nuk i janë përgjigjur thirrjeve të organeve të drejtësisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.