Benita, banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, është pyetur nëse do ta vazhdonte shoqërinë me Elijonën edhe pas përfundimit të eksperiencës në reality show.
Ajo u shpreh e bindur se kjo miqësi do të vazhdojë edhe jashtë shtëpisë. “Mendoj që po sepse ajo është një çikë shumë e mirë”, tha Benita, duke vlerësuar raportin mes tyre.
Për më tepër, ajo shtoi se pas përfundimit të këtij rrugëtimi do të jetë një mike shumë e mirë e Elijonës, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre nuk do të mbetet vetëm brenda programit.
Benita gjithashtu theksoi se shoqëria e tyre mund të ndihmojë që rivalitetet dhe mosmarrëveshjet brenda shtëpisë të harrohen pas daljes nga BBVK. /Telegrafi/