Përzgjedhësi i Austrisë Ralf Rangnick i ka vlerësuar emocionuese përballjet me Kosovën.
Kosova ka rënë në grupin B3 të Ligës B të Ligës së Kombeve, me Austrinë, Izraelin dhe Republikën e Irlandës.
Pas shortit, ka reaguar për herë të parë Rangnick i cili përmendi faktin se Kosova mund të kualifikohet edhe për Kupën e Botës.
“Ajo që e shoh si pozitive në këtë grup është se nuk kemi luajtur ndaj ndonjërit prej tri kundërshtarëve gjatë periudhës time si përzgjedhës”.
“Ndeshjet në udhëtim mendoj se do të jenë të menaxhueshme. Kosova ende ka mundësi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, që është arritje shumë e madhe. Do të jenë ndeshje interesante dhe emocionuese si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë”, deklaroi ai.
Edicioni 2026/2027 i Ligës së Kombeve do të jetë i lidhur me kualifikimin në Evropianin 2028 në Britaninë e Madhe dhe Republikën e Irlandës.
Në bazë të rezultateve në Ligën e Kombeve, disa përfaqësuese do të kenë mundësi shtesë për t’u kualifikuar në Evropianin e atij viti nëpërmjet play-offit./Telegrafi