KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

A frikësohet Klodi se e ka humbur të dashurën, pas veprimeve me Elijonën dhe Benitën?, përgjigjet banori

A frikësohet Klodi se e ka humbur të dashurën, pas veprimeve me Elijonën dhe Benitën?, përgjigjet banori

Gjatë darkës së të nominuarve, Klodi u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë lidhur me jetën e tij personale dhe situatat brenda shtëpisë.

“A frikësohesh që në situatat brenda e ke humbur të dashurën jashtë?”, ishte pyetja drejtuar atij.

“Nuk frikësohem”, u përgjigj Klodi pa hezitim, duke treguar se nuk e sheh këtë si një shqetësim.

Ai shtoi se brenda shtëpisë ka pasur një betejë të vazhdueshme me veten dhe me të tjerët, ndërsa çështjen me partneren e tij preferon ta diskutojë jashtë.

“Unë këtu brenda kam luftuar me veten, kam luftuar me të tjerët. Me të do të flas kur të dal jashtë. Kur të dal do ta kuptoj edhe më mirë se ku qëndrojmë të dy”, tha Klodi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.