KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Hakerët sulmojnë faqen e Corinthiansit dhe e shpallin transferimin e Messit

Hakerët sulmojnë faqen e Corinthiansit dhe e shpallin transferimin e Messit

Një lajm i bujshëm për Lionel Messin ka shkaktuar habi në Brazil, por gjithçka ka rezultuar të jetë një mashtrim.

Faqja zyrtare e Corinthiansit është sulmuar nga hakerët, të cilët kanë publikuar një komunikatë të rreme, duke njoftuar transferimin e yllit argjentinas për vitin 2027.

Në njoftimin e publikuar pretendohej se klubi brazilian kishte arritur marrëveshje për transferimin e Messit nga Inter Miami.

Madje, komunikata përmbante edhe deklarata të sajuara në emër të futbollistit, ku ai shprehej i lumtur për mundësinë që të luante në futbollin brazilian.

Publikimi u hoq menjëherë pasi drejtuesit zbuluan ndërhyrjen në faqen zyrtare.

Corinthians konfirmoi se kishte qenë viktimë e një sulmi kibernetik, ndërsa siguroi se nuk kishte pasur humbje financiare apo vjedhje të të dhënave të institucionit. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.