KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Austria favorite, do të luftojmë” – Foda analizon grupin në Ligën e Kombeve

“Austria favorite, do të luftojmë” – Foda analizon grupin në Ligën e Kombeve

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda theksoi se Austria është favorite e grupit, por Dardanët do të synojë maksimalisht të garojë për pozitën e dytë dhe të ruajë statusin në Ligën B.

Kosova është pjesë e Grupit 3 të Ligës B, së bashku me Austrinë, Izraelin dhe Irlandën.

“Është e qartë se Austria është favorite, por është një grup interesant. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për ta arritur vendin e dytë, sepse është një grup i fortë. Të paktën duhet ta ruajmë nivelin dhe të mos biem në Ligën C”, deklaroi Foda.

Ai foli gjithashtu edhe për rikthimin e tij në Austri, duke theksuar emocionin për t’u përballur me ish-ekipin dhe shpresën për mbështetje të madhe nga tifozët shqiptarë.

“Sa i përket rikthimit në Austri, jam i lumtur të luaj kundër tyre, të shoh ish-lojtarët e mi dhe shpresoj që të kemi shumë mbështetje në Austri. Por përqendrimi im është ende te muaji mars”, përfundoi përzgjedhësi i Kosovës.

Kosova do të nisë aventurën në Ligën B me synimin për të vazhduar me lojëra dhe rezultate pozitive dhe për të dëshmuar se i përket këtij niveli të garës në Ligën e Kombeve të UEFA-s. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.