KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova debuton në Ligën B të Ligës së Kombeve – nuk mund të përballet me këtë shtet

Kosova debuton në Ligën B të Ligës së Kombeve – nuk mund të përballet me këtë shtet

Për herë të parë në historinë e saj, Kombëtarja e Kosovës do të luajë në Ligën B të Ligës së Kombeve për sezonin 2026/2027, që shërben gjithashtu si fazë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2028, i cili do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

Kosova ka kaluar nga Liga D dhe tri edicione në Ligën C dhe tashmë do të përballet me përfaqësuese të nivelit më të lartë në Evropë.

Sipas shortit të fundit, Kosova u vendos në vazon e katërt, së bashku me Suedinë, Maqedoninë e Veriut dhe Irlandën e Veriut.

UEFA ka vendosur që Kosova nuk mund të përballet me Bosnjën e Hercegovinën për arsye sigurie dhe politike. Kosova në grup do të ketë nga një përfaqësuese nga secila prej tri vazove të para, duke shmangur përballjen me Bosnjën e Hercegovinën.

Përveç kësaj, ndeshjet eventuale me Rumaninë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë mund të jenë gjithashtu problematike, por nuk janë të ndaluara.

Në Ligën B, përbërja e vazove është si më poshtë

  • Vazo 1: Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli
  • Vazo 2: Zvicra, Bosnjë-Hercegovina, Austria, Ukraina
  • Vazo 3: Sllovenia, Gjeorgjia, Irlanda, Rumania
  • Vazo 4: Suedia, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut, Kosova
/Telegrafi/
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.