KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aktorja Anila Bisha padit AKSHI-n, kërkon pezullimin e Diellës në Gjykatë

Aktorja Anila Bisha padit AKSHI-n, kërkon pezullimin e Diellës në Gjykatë

Diella” ose ministrja e parë në botë e bazuar në inteligjencën artificiale përballet me një sfidë ligjore pasi aktorja Anila Bisha ka ngritur një padi kundër qeverisë shqiptare për atë që ajo pretendon se është përdorim i paautorizuar i imazhit të saj.

Bisha paditi Këshillin e Ministrave, Kryeministrin, dhe Agjencinë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKShI).

Në padi, ajo deklaron se marrëveshja fillestare përfshinte përdorimin ekskluziv të imazhit të saj si asistente virtuale në platformën e-Albania, dhe se nuk ka pasur dijeni për përdorimin e imazhit si ministre virtuale në rolin e “Diellës”.

Bisha kërkon që të mos përdoret më imazhi i saj, deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.