KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmani dhe Prattipati diskutojnë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Osmani dhe Prattipati diskutojnë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit nga Presidenca, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Theks i veçantë i është dhënë rëndësisë së përmbylljes së proceseve kushtetuese dhe konsolidimit të plotë institucional, në funksion të stabilitetit demokratik, zhvillimit të vendit dhe adresimit të nevojave të qytetarëve.

Në takim është diskutuar gjithashtu për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes dhe për hapat e mëtejmë në këtë drejtim.

Me këtë rast, Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për linjëzim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përputhje me interesat strategjike të vendit, si dhe për thellimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.