KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Arda Guler mohon akuzat për bullizim te Real Madridi – thotë se e kanë pritur mirë te mbretërit

Arda Guler mohon akuzat për bullizim te Real Madridi – thotë se e kanë pritur mirë te mbretërit

Arda Guler ka reaguar ndaj deklaratave të ish-menaxherit të tij, Serhat Pekmezci, i cili pretendoi se futbollisti turk ishte bullizuar pas transferimit te Real Madridi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Güler hodhi poshtë këto akuza, duke theksuar se që nga dita e parë është ndier i mirëpritur në klubin madrilen.

“Me trishtim kam ndjekur deklaratat e fundit publike të ish-drejtuesit të skautimit, z. Serhat Pekmezci, i cili luajti një rol të rëndësishëm në fillimin e karrierës sime”.

“Që nga dita ime e parë, jam pritur ngrohtësisht nga të gjithë në këtë klub dhe gjithmonë e kam konsideruar këtë vend si familje. Jam jashtëzakonisht krenar që jam lojtar i Real Madridit dhe dëshiroj t’i shërbej këtij stemë për shumë vite të tjera”.

“Ne kemi një skuadër shumë të fortë dhe jam i lumtur e i nderuar që ndaj të njëjtën fanellë me shokët e mi të ekipit. Ju lutem që të mos i kushtohet vëmendje komenteve apo raportimeve mbi këtë çështje”, ka shkruar Güler.

Mesfushori ofensiv iu bashkua Real Madridit në vitin 2023 dhe këtë sezon është shndërruar në një pjesë të rëndësishme të ekipit të parë, duke fituar besimin e stafit teknik dhe tifozëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.