Eduardo Camavinga mund të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.
Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, Al-Ittihad po shqyrton mundësinë e transferimit të Eduardo Camavinga gjatë verës së ardhshme, duke vazhduar strategjinë për të afruar emra të mëdhenj në Ligën Profesionale Saudite.
Mesfushori francez i Real Madrid ka pasur vështirësi të sigurojë një rol të rregullt titullari këtë sezon, duke nisur nga minuta e parë në vetëm 14 nga 26 ndeshje në të gjitha garat.
Megjithatë, Camavinga mbetet i përqendruar te gjigantët spanjollë, por një ofertë financiare e majme nga klubi saudit mund ta shtyjë atë të marrë në konsideratë një transferim gjatë merkatos së verës.
Raportohet gjithashtu se Real Madridi është i hapur ndaj një shitjeje të mundshme të 23-vjeçarit, pasi klubi synon të afrojë një mesfushor qendror të nivelit të lartë për sezonin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, Al-Ittihad e sheh Camavingan si zëvendësues ideal për N’Golo Kante, duke synuar të ruajë cilësinë dhe eksperiencën në repartin e mesfushës. /Telegrafi/