KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Tramvaji del nga shinat në Sarajevë, një i vdekur

Tramvaji del nga shinat në Sarajevë, një i vdekur

Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një tramvaj doli nga shinat sot në qendër të Sarajevës, kryeqytetit të Bosnjë e Hercegovinës.

Aksidenti ndodhi përballë Muzeut Kombëtar të Bosnjë e Hercegovinës, dhe bëhet fjalë për një tramvaj që qarkullonte në linjën Stacioni Hekurudhor – Skenderija.

Raportohet se një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar.

Këtë informacion e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit të Sarajevës.

Pasi doli nga shinat, tramvaji përfundoi në rrugë, duke shkaktuar bllokim të trafikut në këtë pjesë të qytetit, si dhe dëmtime në stacionin e tramvajit.

Në vendngjarje ndodhen ekipet e ndihmës së shpejtë dhe shërbimet përkatëse, ndërsa në zonën e aksidentit është vendosur perimetër sigurie. /AA/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.