KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Angazhimet institucionale, Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Munich

Angazhimet institucionale, Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Munich

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte ftuar edhe sivjet në Konferencën e Sigurisë në Munich, ka anuluar pjesëmarrjen e saj për shkak të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve të brendshme në vend.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina, i cili ka theksuar se Presidentja është shumë mirënjohëse ndaj organizatorëve për ftesën.

“Megjithatë, për arsye të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit, ajo ka vendosur të mos marrë pjesë këtë vit,” ka thënë Kupina.

Presidentja Osmani vazhdon të përqendrohet në çështjet e brendshme dhe zhvillimet prioritare për Republikën e Kosovës.

Konferenca e 62-të e Munihut do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt, ku do të marrin pjesë qindra udhëheqës botërorë, përfshirë edhe nga Kosovë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.