KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ky është rendi i ditës i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Ky është rendi i ditës i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Legjislatura e 10-të e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 17:00 dhe sipas rendit të ditës e rregullores së Kuvendit janë katër pika në shqyrtim.

Kuvendi konsiderohet i konstituuar me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Rendi i ditës i kësaj seance:

Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,

Betimi i deputetëve,

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,

Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Tre nënkryetarë propozohet nga grupet më të mëdha, ndërsa dy të tjerë nga komunitetet (njëri nga serbët e njëri nga të tjerët).

Gjykata Kushtetuese ditë më parë i dha të drejtë të pakufizuar Listës Serbe, si shumicë brenda komunitetit serb, që të propozojë kandidatin për nënkryetar Kuvendi edhe pas ezaurimit të të gjithë emrave të deputetëve të saj.

Këtë herë, sipas kryetarit të deritashëm Dimal Basha, ka dakordim nga partitë që votimi i nënkryetarëve të bëhet në pako.

Seancën konstituive e drejton deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga më i riu në moshë. Në seancën konstituive nuk ka debat. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.