Kolagjeni është një proteinë e rëndësishme për trupin tuaj. Trupi e prodhon vetë, por me moshën prodhimi zvogëlohet dhe kolagjeni fillon të shpërbëhet.
Suplementet e kolagjenit mund të ndihmojnë trupin të ruajë shëndetin dhe forcën.
Kolagjeni është proteina më e bollshme në trup dhe gjendet në indet lidhëse si tendinat, ligamentet, lëkura dhe muskujt. Ai i jep strukturë lëkurës, forcon kockat dhe ndihmon muskujt. Kolagjeni mund të merret nga ushqime si lengu i kockave, mishi dhe peshku, ose nga suplementet në pluhur ose kapsula.
Përfitimet e kolagjenit
Përmirëson shëndetin e lëkurës:
Ndihmon në elasticitetin, hidratimin dhe parandalon rrudhat e lëkurës.
Lehtëson dhimbjet e nyjeve:
Suplementet mund të përmirësojnë ngurtësinë dhe dhimbjen e nyjeve, sidomos tek personat me osteoartrit.
Parandalon humbjen e kockave:
Kolagjeni ndihmon forcimin e kockave dhe mund të reduktojë rrezikun e osteoporozës.
Rrit masën muskulore:
Ndihmon muskujt të jenë më të fortë dhe mund të ndihmojë rritjen e masës muskulore tek të moshuarit që ushtrojnë.
Mbështet shëndetin e zemrës:
Kolagjeni ndihmon në fleksibilitetin e arterieve dhe mund të përmirësojë kolesterolin e mirë (HDL).
Forcon flokët dhe thonjtë:
Mund të rrisë forcën e thonjve dhe të ndihmojë që flokët të mos thyhen lehtë.
Mund të përmirësojë humorin dhe energjinë:
Ka raporte që kolagjeni ndihmon në reduktimin e ankthit dhe përmirësimin e humorit, por nevojiten më shumë studime.
Mund të ndihmojë në metabolizëm dhe humbje peshe:
Disa besojnë se kolagjeni mund të ndihmojë në metabolizëm dhe humbje peshe, por nuk ka prova shkencore të mjaftueshme.