KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani

Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent nga Regjimenti i Tretë i këmbësorisë me një togë të mortajave, është duke marrë pjesë në ushtrimin ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” , i organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF).

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se ushtrimi fushor Dynamic Front është një ushtrim shumëkombësh që teston ndërveprueshmërinë e ushtrive të NATO-s dhe ushtrive partnere në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirekt.

“Këtë vit, ushtrimi është realizuar paralelisht në pesë shtete: Gjermani, Rumani, Poloni, Spanjë dhe Turqi. FSK ka zbarkuar në Gjermani, në Grafenëöhr Training Area, me kapacitetet e veta logjistike, duke përfshirë automjetet, armatimin dhe municionin”.

Po ashtu siç thuhet në njoftim kontingjenti i FSK-së, ka vepruar bashkëngjitur me Regjimentin 4-319 të Artilerisë Fushore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Togu i mortajave, me elementët e tij përbërës – Vijën e Zjarrit, Qendrën e Drejtimit të Zjarrit dhe Vëzhguesit e Përparëm – si dhe me mortaja 120 mm, ka realizuar qitje mbi objektiva në koordinim me Ushtrinë Amerikane dhe trupat e Ushtrisë Italiane. Gjatë Ushtrimit Fushor Dynamic Front 26, FSK ka demonstruar përvojën e saj në qitje me mortaja gjatë ditës dhe natës, si dhe ka shkëmbyer mësime dhe praktika më të mira me forcat partnere. FSK çdo ditë po dëshmon profesionalizmin, disiplinën duke ndërvepruar me partnerët në të mirë të paqes dhe sigurisë”, thuhet në postim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.