KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Rrëzohet helikopteri i ndihmës së shpejtë në Libi, humbin jetën pesë persona

Rrëzohet helikopteri i ndihmës së shpejtë në Libi, humbin jetën pesë persona

Një helikopter i ndihmës së shpejtë u rrëzua në bazën Al-Sarra të Libisë të hënën, ndërsa po kthehej nga një mision evakuimi mjekësor ku si pasojë humbën jetë pesë persona.

Përplasja ndodhi rreth 300 kilometra nga qyteti juglindor i Kufrës, sipas portalit të lajmeve al-Wasat, duke cituar burime të informuara, transmeton Telegrafi.

Në mesin e të vdekurve ishin dy anëtarë të shërbimit të transportit ushtarak dhe një infermiere spitali nga Kufra.

Dy viktimat e mbetura ishin të huaj, të identifikuar si piloti dhe asistenti i tij, thuhet në raport.

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme në lidhje me shkakun e përplasjes, dhe autoritetet libiane ende nuk kanë lëshuar një deklaratë zyrtare për incidentin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.