KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shkon Leci, vjen Munishi – ndryshime te Liria e Prizrenit

Shkon Leci, vjen Munishi – ndryshime te Liria e Prizrenit

Liria e Prizrenit e ka nisur mjaftë keq sezonin pranveror duke u mposhtur thellë në shtëpi nga Trepça ’89 me rezultat 1-4.

Si pasojë e rezultateve negative, skuadra prizrenase ka bërë ndryshime të menjëhershme, duke e ndryshuar trajnerin. Pra, Liria e ka shkarkuar Liridon Lecin, i cili u emërua në krye vetëm katër muaj më parë.

Siç raporton “Gazeta Blic”, Liria nuk ka humbur kohë pasi e ka gjetur menjëherë edhe pasuesin, bëhet fjalë për trajnerin e njohur kosovar Ismet Munishi, i cili së fundmi ishte te Dukagjini i Klinës.

Dy palët kanë gjetur marrëveshje të plotë, kësisoj në ditët e ardhshme Munishi pritet të emërohet zyrtarisht në vendin e Lecit.

Liria e ka për synim inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar, megjithatë ka mbetur pak mbrapa – për t’u renditur në pozitën e gjashtë me 36 pikë, pesë më pak se lideri Vushtrria.

Kujtojmë, aktualisht kanë përfunduar 19 xhiro në Ligën e Parë, ndërsa kanë mbetur edhe 15 për t’u zhvilluar deri në fundin e kampionatit./Telegrafi

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.