Bayern Munich ka fituar derbin e xhiros së 21-të të Bundesligës ndaj Hoffenheim me rezultatin 5-1 në Allianz Arena.
Ndeshja u vendos herët nga një moment vendimtar, kur në minutën e 17-të Kevin Akpoguma i Hoffenheim mori një karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër, duke dhënë mundësinë për penallti për Bayern Munich.
Harry Kane nuk gaboi dhe shënoi në minutën e 20-të, duke dërguar topin në cepin e majtë të portës dhe duke kaluar Oliver Baumann për të vendosur 1-0.
Hoffenheim reagoi shpejt dhe në minutën e 35-të Andrej Kramaric barazoi rezultatin 1-1 pas një pasimi nga Fisnik Asllani brenda zonës, duke gjuajtur qetë në mes të portës.
Në minutën e 45-të, Bayern Munich fitoi penallti, ku i saktë nga pika e bardhë ishte Harry Kane për 2-1.
Në kohën shtesë, Luis Diaz mori një asist nga Harry Kane dhe me një gjuajtje të saktë brenda zonës e dërgoi avantazhin e Bayern Munich në 3-1.
Në pjesën e dytë, Bayern vazhdoi presionin dhe në minutën e 62-të, Michael Olise luajti një pasim të thjeshtë për Diaz, i cili kompozohet dhe gjuan poshtë drejt mesit të portës për të shënuar golin e katërt për 4-1.
Diaz arriti ta kompletojë het-trikun në minutën e 89-të për rezultatin përfundimtar 5-1.
Bayern Munich ruan kreun e renditjes me 54 pikë, ndërsa Hoffenheim mbetet i treti me 42 pikë. /Telegrafi/