Basel ka shënuar fitore me përmbysje në shtëpi ndaj Zurichut, në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit zviceran.
Zurich deri në minutën e fundit të ndeshjes ishte në epërsi prej 0-1, sidoqoftë Baseli realizoi dy gola të vonshëm për ta realizuar rikthimin e madh.
Xherdan Shaqiri u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke e barazuar rezultatin (90) – VIDEO.
Ndërsa, Salah në minutën e fundit shënoi pas asistimit të Bacanin për t’ia siguruar vendasve pikët e plota (90+6′).
Vlen të ceket se përpos Shaqirit, nga minuta e parë luajti edhe mesfushori Dion Kacurri, i cili pësoi një lëndim në minutën e 63-të dhe si pasojë la fushën.
Ndërkohë, te Zurichu paraqitje të plotë bënë dyshja Bledian Krasniqi e Lindrit Kamberi.
Baseli kësisoj renditet në pozitën e katërt me 39 pikë derisa Zurichu në vendin e nëntë me 25 sosh./Telegrafi