Kompania amerikane, JLab ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve të teknologjisë me prezantimin e një palë dëgjuesesh të pazakonta, të cilat duken më shumë si altoparlantë sesa si dëgjuese të zakonshme.
Modeli i ri, i quajtur Blue XL, është projektuar që të vendoset rreth qafës, por gjithashtu mund të përdoret si altoparlant i lirë në tavolinë, duke transmetuar muzikë që ndjehet në të gjithë ambientin.
Me një fuqi prej 30W, dëgjuesit e rinj kanë dy “driver” prej 2.5 inç secili dhe radiatorë të integruar për të përforcuar basin, duke ofruar një përvojë të jashtëzakonshme zanore.
Një nga karakteristikat më tërheqëse të Blue XL është bateria e tyre e fuqishme: një karikim i vetëm mund të zgjasë deri në 20 orë përdorim.
Megjithë madhësinë e tyre, JLab ka vendosur të ofrojë këto dëgjues për 99 dollarë, duke i bërë të arritshme për adhuruesit e muzikës dhe teknologjisë.
Fillimisht, shumë e kanë marrë si shaka madhësinë e pazakontë të dëgjuesve, por Blue XL është një produkt real që synon të ndryshojë mënyrën se si përjetohet muzika në ambient të hapur. /Telegrafi/