KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan për Gimbon: I drejti gjithmonë fiton, nëse jo çmimin e fiton dashurinë

Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan për Gimbon: I drejti gjithmonë fiton, nëse jo çmimin e fiton dashurinë

Pas një periudhe të gjatë mungese në rrjetet sociale, Gjesti ka bërë një rikthim të papritur me një reagim që lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet në “Big Brother VIP Albania 5”.

Ai ka publikuar një video në InstaStory, ku shihet duke ndjekur spektaklin live, ndërsa në fokus është shoku i tij i ngushtë, DJ Gimbo, i cili aktualisht është banor i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Krahas videos, Gjesti ka ndarë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë, duke shprehur hapur mbështetjen për Gimbon dhe duke vlerësuar opinionistin Arbër Hajdari për qëndrimin e tij në raport me situatat e fundit në shtëpi.

“Jo që najsend po opinionisti më i drejt që ka mundur të jetë ndonjëherë është Arbër Hajdari, kështu që DJ Gimbo me ty jemi, i drejti gjithë fiton, nëse jo çmimin, e fiton dashurinë. Qajo është e rëndësishmja. Ju duaaaaa krejtve. Edhe e di që i keni sytë me i pa krejt këto”, ka shkruar Gjesti.

Foto: Gjesti/InstaStory

Reagimi i tij vjen pasi Arbër Hajdari ka shprehur publikisht mbështetje për DJ Gimbon gjatë spektaklit, duke aluduar se ky i fundit është bërë “viktimë” e një skeme të organizuar nga Soli dhe Miri, të cilët sipas diskutimeve brenda shtëpisë dyshohet se kanë bërë plane pas shpine kundër tij.

Postimi i Gjestit është pritur me interes nga ndjekësit, sidomos për faktin se ai nuk ka qenë aktiv prej kohësh në rrjete sociale, duke e bërë këtë reagim edhe më domethënës për fansat e tij dhe të Gimbos. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.