KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kroati fitoi 500 mijë euro në Eurojackpot, thotë se ka një strategji të veçantë

Kroati fitoi 500 mijë euro në Eurojackpot, thotë se ka një strategji të veçantë

Një banor i Zagrebit ka fituar rreth 517,369.70 euro në lotarinë “Eurojackpot” të Kroacisë, pasi arriti kombinimin e fitues 5+1.

Ai ka luajtur për shumë vite në të njëjtin pikë shitjeje në “Meshtroviçev trg” të Zagrebit dhe lojërat e tij të preferuara janë Loto 7, Loto 6, TV Bingo, Sve ili Nishta, si dhe Eurojackpot.

Sipas tij, numrat i zgjedh gjithmonë rastësisht dhe sipas intuitës dhe herë pas here përdor edhe një strategji të veçantë, por ai nuk dëshiron ta shpjegojë atë, shkruan 24sata.hr.

Ai tha se e ka kontrolluar fitoren dy herë në faqen zyrtare të “Hrvatska Lutrija”, sepse nuk mund ta besonte që ishte vërtet fitues.

Vetëm pas verifikimit në aplikacion u bind se vërtet kishte fituar shumën e madhe.

Lajmin e gëzuar fillimisht e ndau me babanë e tij dhe më pas me anëtarët e ngushtë të familjes. Fitimin e planifikon ta përdorë për renovimin e apartamentit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.