Në një intervistë për “Big Brother Radio” bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini, ka reaguar për herë të parë ndaj deklaratës së fortë të babait të Selin, i cili e ka quajtur Mirin ‘pervers’ dhe ‘zhigolo’.
Rabea u shpreh se deklarata e tij e ka tronditur, duke theksuar se askush nuk ka të drejtë të gjykojë një person pa e njohur apo pa pasur fakte konkrete.
“Kur e dëgjova u shokova. Nga njëra anë e kuptoj merakun që ka një baba për vajzën e tij, por ky merak nuk të jep të drejtën të gjykosh një person që nuk e njeh dhe që nuk ka bërë asgjë. Ai ka bërë vetëm një lojë”, tha ajo.
Foto: YouTube
Rabea theksoi se përgjegjësia nuk mund t’i mbetet vetëm Mirit, duke shtuar se babai i Selin duhet të shohë vajzën e tij.
“Si baba, nuk mund të hedhësh gjithë fajin te Miri por shikoje edhe vajzën tënde. Ajo ka marrë disa këshilla nga jashtë, por ose nuk i ka kuptuar, ose nuk ka dashur t’i kuptojë”.
– YouTube www.youtube.com
“Shikoje pak vajzën tënde se edukimin ia ke dhënë ti, jo Miri”, deklaroi mes tjerash.
Miri dhe Selin kanë pasur një afrimitet të madh me njëri-tjetrin që nga nisja e këtij edicioni. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com