Britney Spears ka deklaruar se është “e frikësuar” nga familja e saj dhe se ndihet “me fat që është ende gjallë”, në një postim tronditës të publikuar së fundmi në rrjetet sociale.
Superylli i muzikës pop, 44 vjeçe, ka sulmuar sërish familjen e saj, katër vite pasi u lirua nga kujdestaria 13-vjeçare, e cila kontrollohej kryesisht nga babai i saj, Jamie Spears, 73 vjeç.
Këngëtarja e hitit Toxic ka pretenduar se të afërmit e saj “nuk do të marrin kurrë përgjegjësi” për veprimet e tyre, ndërsa i ka akuzuar se e kanë “izoluar”.
“Jam jashtëzakonisht me fat që jam ende gjallë, duke pasur parasysh mënyrën se si më ka trajtuar familja ime dikur, dhe tani jam e frikësuar prej tyre”, ka shkruar ajo në një përshkrim të gjatë.
“Ata nuk do të marrin kurrë përgjegjësi për atë që bënë”, ka shtuar ajo, duke theksuar: “Ne mund të falim si njerëz, por nuk harrojmë kurrë.”
Në fund të postimit të saj, Spears ka zbuluar edhe një problem të fundit shëndetësor, duke deklaruar se nuk ka mundur të kërcejë, pasi ka thyer gishtin e këmbës “dy herë”, katër muaj pasi pësoi një dëmtim “të tmerrshëm” në këmbë.