Giacomo Vrioni është zyrtarisht lojtar i Cesenës, duke u rikthyer në Itali pas një periudhe të gjatë në MLS.
Ai ka nënshkruar një kontratë deri në qershor, me mundësi zgjatjeje, dhe do të mbajë fanellën me numër 22. 27-vjeçari do të jetë shok skuadre me futbollistin e Kombëtares, Kristian Shpendin.
I lindur në vitin 1998, Vrioni u rrit në sektorin e të rinjve të Sampdoria dhe debutoi si profesionist në kampionatin e Serie C 2017/2018 me US Pistoiese.
Sezonin pasardhës debutoi në Serie B me Venezia FC, përpara se të transferohej te Juventus Under-23, duke bërë gjithsej dy paraqitje në Serie A midis viteve 2020 dhe 2021.
Më pas, ai u transferua te WSG Tirol, ku përfundoi si golashënuesi i dytë më i mirë në Bundesligën Austriake 2021/2022, me 17 gola në 25 ndeshje.
Që nga viti 2022, Vrioni ka qenë një lojtar kyç në MLS, duke shënuar 22 gola në 78 paraqitje për New England Revolution. Gjatë gjysmës së parë të këtij sezoni, ai luajti për CF Montreal, gjithashtu në divizionin e parë të SHBA-së. /Telegrafi/