Ferizaj ka vazhduar me përforcime, derisa së fundmi është përforcuar në repartin ofensivë.
‘Ujqit’ kanë marrë në huazim sulmuesin nigerian Ade Oguns nga skuadra belge KAS Eupen.
24-vjeçari nigerian pritet ta ndihmojë klubin e Nevil Dedes në repartin ofensivë, derisa ai ka një vit që është pjesë e Eupen.
Më parë lojtari ka luajtur në Venezuelë te Caracas FC si dhe në Maroku te skuadra Wydad AC. /Telegrafi/