KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Elon Musk e quan kryeministrin spanjoll një “tiran” – pas planit për të ndaluar fëmijët nën 16 vjeç nga mediat sociale

Elon Musk e quan kryeministrin spanjoll një “tiran” – pas planit për të ndaluar fëmijët nën 16 vjeç nga mediat sociale

Spanja ka propozuar një ndalim të përdorimit të mediave sociale nga adoleshentët.

Qeveria po përgatit një sërë masash, duke përfshirë një ndalim të mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç, tha kryeministri, Pedro Sánchez, duke premtuar të mbrojë fëmijët nga “perëndimi i egër dixhital” dhe t’i mbajë kompanitë e teknologjisë përgjegjëse për përmbajtjen e urrejtjes dhe të dëmshme.

Sánchez tha të martën se nevojiten veprime urgjente sepse mediat sociale ishin një “shtet i dështuar ku ligjet injorohen dhe krimet tolerohen”.

Ai gjithashtu e kritikoi Musk për përdorimin e X për të “amplifikuar dezinformimin” mbi vendimin e administratës së tij javën e kaluar për të legalizuar 500,000 punëtorë pa dokumente dhe azilkërkues, duke theksuar se Musk ishte vetë një emigrant.

E si përgjigje, Musk shkroi në X: “Sánchez i ndyrë është një tiran dhe një tradhtar i popullit të Spanjës”.

Rreth një orë e gjysmë më vonë, ai e përshkallëzoi kritikën e tij, duke postuar në X: “Sánchez është totalitari i vërtetë fashist”.

Përfaqësuesit e Google, pjesë e Alphabet, TikTok, Snapchat dhe Meta nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për komente mbi masat e propozuara të Spanjës.

Ndryshe, qeveritë dhe rregullatorët në mbarë botën po shqyrtojnë ndikimin e kohës së fëmijëve para ekranit në zhvillimin dhe mirëqenien e tyre mendore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.