KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Që nga vera pa ekip, Mirlind Kryeziu i bashkohet skuadrës zvicerane

Që nga vera pa ekip, Mirlind Kryeziu i bashkohet skuadrës zvicerane

Winterthur ka siguruar nënshkrimin e saj më të rëndësishëm në betejën për mbijetesë: Mirlind Kryeziu do të forcojë menjëherë repartin defensiv të skuadrës.

Sipas Blick, 29-vjeçari pritet t’i nënshtrohet vizitës mjekësore sot, pas së cilës do të firmosë kontratën.

Për trajnerin Patrick Rahmen, ky është një tjetër lajm pozitiv pas fitores ndaj Lausanne në fundjavë. Ai jo vetëm që po merr përforcimin e shumëpritur në mbrojtje, por edhe kandidatin ideal.

Kryeziu sjell lidership, shpirt luftarak, përvojë dhe forcë fizike cilësi thelbësore në luftën për të shmangur rënien nga kategoria.

Rahmen dhe Kryeziu njihen prej vitesh. Në dhjetor 2015, trajneri aktual i Winterthur e bëri mbrojtësin kosovar titullar të rregullt te Biel në Challenge League, kur ai ishte ende një lojtar i ri.

Gati dhjetë vjet më vonë, rrugët e tyre kryqëzohen sërish, këtë herë me objektivin për të realizuar “mrekullinë” e qëndrimit në Superligë.

Kryeziu, i lindur në Zurich, ka qenë pa klub që nga vera, por është stërvitur intensivisht për rikthimin e tij. Ai u largua nga FC Zurich pas 20 vitesh, pasi nuk u arrit marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Së fundmi kishte spekulime të forta se reprezentuesi kosovar mund të rikthehej te FC Zurich, sidomos duke parë problemet e mëdha në mbrojtje dhe mungesën e lidershipit në skuadër. Legjenda e klubit, Blerim Xhemaili, kishte kërkuar publikisht rikthimin e tij:

“Mirlindi duhet të jetë opsioni numër një për FCZ. Duke pasur parasysh performancën e fundit në mbrojtje, ai duhet të rikthehet, edhe si lider që mund t’i udhëheqë lojtarët e rinj”, ka deklaruar Xhemaili.

Presidenti i FC Zurich, Ancillo Canepa, konfirmoi se kishte pasur bisedime, por sipas Blick ekzistonte rezistencë e brendshme ndaj rikthimit të tij. Ndërkohë, FC Winterthur ka përfituar nga situata dhe ka siguruar një përforcim shumë të rëndësishëm për pjesën e mbetur të sezonit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.