KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

Kryetari i Aleancës për Shpiptarët, Ziadin Sela i ka bërë thirje gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese që sa më shpejt ta shqyrtojnë iniciativën që ata e kanë dorëzuar dhe kundërshtojnë projektin “Safe City”.

Sela i bën thirrje edhe qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të kenë durim derisa të fitohet beteja kundër sistemin “Safe City”.

“Pa dashur të ndërhyj në pavarësinë e gjyqësorit, parim që ne e kemi promovuar vazhdimisht, por që në realitet është ende shumë larg, dua tu bëj një thirrje gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese. Shqyrtoni sa më shpejtë iniciativën të cilën e dorëzuam ditë më parë, ku qartë do të shihni edhe vetë ju arsyet e shumta për të sjellë vendimin për shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për projektin “Safe City”. Thirreni seancën sa më shpejtë që të mos lejojmë as një ditë më shumë të lindin komplikime, të lëshohen gjoba e të plaçkiten qytetarët përmes një mekanizmi që në fund jemi të bindur se do të rezultojë antikushtetues”, shkruan Sela në Facebook.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.