KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Arsenali “shpartallon” Leeds Unitedin, “blindon” kreun e Ligës Premier

Arsenali “shpartallon” Leeds Unitedin, “blindon” kreun e Ligës Premier

Arsenali ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Leeds Utd, në kuadër të xhiros së 24-të në Ligën Premier.

“Topçinjtë” zhvilluan një paraqitje solide, për të triumfuar me rezultat të thellë 0-4.

Martin Zubimendi pas harkimit të Noni Madueke shënoi me kokë për ta zhbllokuar epërsinë pas 27 minutave lojë.

Madueke ishte protagonist edhe te goli i dytë, ku rivëndja e tij nga këndi shkoi brenda rrjetës, por meqenëse preku kokën e Darlow u regjistrua si atuogol (38’).

Ndërkohë, fitoren e vulosi suedezi Viktor Gyokeres pas asistimit të Martinellit (69’).

Krejt në fund, rrugën drejt rrjetës e gjeti edhe Gabriel Jesus, i cili dribloi mbrojtësin pastaj e la të shtangur portierin mysafir (87′).

Kësisoj, Arsenali vazhdon si lider me 53 pikë ndërsa Leeds Utd zë pozitën e 16-të me 26 sosh./Telegrafi

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.