Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 për Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka treguar se nga sa ulëse kanë fituar partitë politike në Kuvendin e Kosovës.
“LVV me 57 ulëse të fituara në Kuvendin e Kosovës, PDK 22 ulëse, LDK 15 ulëse, AAK 6 ulëse, Lista serbe 9 ulëse, KDTP ka dy ulëse…”, ka thënë Radoniqi.
Në diskutim u përfshi edhe Sami Kurteshi për çështjen e KTDP-së.
Ai tha se zgjedhja e dy kandidatëve për deputet nga KTDP-ja është e jashtëligjshme dhe nuk do ta votojë.
Ndërsa kryetari i KQZ, Radoniqi tha se këtë çështje e kanë biseduar dhe më herët dhe palët mund të bëjnë ankesë pas shpalljes së rezultateve.
“Sa i përket çështjes së KTDP e kemi diskutuar këtë çështje, po ligji thotë, por sipas meje dhe Kushtetueses kemi të bëjmë me dy ulëse, ku në Kuvend kërkohet plotësimi i kuotës gjinore. Këtë çështje e ka trajtuar Kushtetuesja në një vendim të kaluar. Propozoj që pas shpalljes këtë çështje ta ushtroni me ankesë…pjesa tjetër i mbetet KTDP në PZAP”, tha Radoniqi. /Telegrafi/