KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rudina dhe Resuli komentojnë lojën e Arlindës, ky i fundit e quan kontradiktore (VIDEO)

Rudina dhe Resuli komentojnë lojën e Arlindës, ky i fundit e quan kontradiktore (VIDEO)

Opinionistët Rudina dhe Resul kanë komentuar situatën e Arlindës dhe raportet e saj me banorët e tjerë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.

Rudina ka vlerësuar qëndrimin e Arlindës për respektimin e vetes dhe mbrojtjen e mendimit të saj, por i ka kërkuar që të respektojë edhe mendimet e të tjerëve.

“Arlinda duhet të superduartrokitet, sepse e respekton veten dhe thotë: ‘Ku është mendimi im?’. Por do të doja nga Arlinda t’i respektonte edhe mendimet e të tjerëve. Ti ke zgjedhur të luash e vetme dhe ke zgjedhur të jesh protagoniste që nga fillimi”, ka thënë Rudina.

Ndërsa Resul Sinani ka vlerësuar se Arlinda në disa raste bie në kundërthënie me deklaratat e saj.

“Ka raste kur ka një mendim kolektiv, edhe pse nuk mendoj që të gjithë aty e kanë atë mendim. Ti je kontradiktore, në një formë thua se je e vetme dhe më pas u kthehesh banorëve duke thënë se po të lënë vetëm”, ka thënë Resuli.

Për ti ndjekur debatet live:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.