KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Bislimoski për kallëzimin penal: Do t’ua vërë të gjitha informacionet në dispozicion institucioneve kompetente

Bislimoski për kallëzimin penal: Do t’ua vërë të gjitha informacionet në dispozicion institucioneve kompetente

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislmoski sot ka reaguar lidhur me kallëzimin penal të ngritur ndaj tij nga.

“Procedurat për heqjen e licencës për çdo aktivitet dhe çdo sektor janë të përcaktuara në mënyrë strikte në Ligjin për Energjinë dhe e gjithë kjo pasqyrohet në Rregulloren e Licencimit. Në të njëjtën mënyrë siç i zhvilluam procedurat për kompaninë që u tregua, në të njëjtën periudhë u zhvilluan të njëjtat procedura, me të njëjtat afate, edhe për kompani të tjera, jo vetëm në sektorin e derivateve të naftës, por po e bëjmë të njëjtën gjë edhe në sektorin e energjisë elektrike”, tha Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjinë, Shërbimet e Ujit dhe e Menaxhimit të Mbeturinave Komunale (KRRE), Marko Bislimoski, në konferencën e sotme për shtyp, pasi sot në mëngjes Drejtoria e Policisë Financiare ngriti kallëzim penal kundër tij në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Bislimoski theksoi se në KRRE nuk kishte status preferencial për asnjë kompani dhe procedurat për heqjen e licencave përcaktohen nga, siç tha ai, një ekip serioz nga Komisioni Rregullator i Energjetikës.

“Ne zbatojmë fjalë për fjalë të njëjtat procedura për të gjithë sektorët në fushën e energjisë. Ajo që dua të them është se këto procedura përcaktohen nga një ekip serioz në Komisionin Rregullator të Energjisë. Nuk ka pasur kurrë, por fjalë për fjalë, kurrë një kompani preferenciale ose një kompani për të cilën janë zhvilluar procedura në kundërshtim me Ligjin e Energjisë dhe Rregulloren e Licencimit”, tha Bislimoski.

Lidhur me kallëzimet penale të ngritura ndaj ti, ai tha se do ta monitorojë të gjithë procesin dhe do t’ua vërë të gjitha informacionet në dispozicion institucioneve kompetente, duke siguruar se nuk ka shkelje të rregulloreve ligjore./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.