KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Tre transferimet e ardhshme të Barcelonës ishin në Camp Nou, ndoqën nga afër ndeshjen ndaj Copenhagenit

Tre transferimet e ardhshme të Barcelonës ishin në Camp Nou, ndoqën nga afër ndeshjen ndaj Copenhagenit

Barcelona vazhdon të punojë intensivisht për përforcimet e saj të ardhshme, ndërsa tre prej afrimeve të radhës ishin të pranishëm mbrëmë në Camp Nou gjatë përballjes së Ligës së Kampionëve kundër Copenhagen.

Bëhet fjalë për Hamza Abdelkarim, Juwensley Onstein dhe Patricio Pacifico, të cilët janë shumë pranë finalizimit të transferimeve te Barca Atletic, skuadra rezervë e klubit katalanas.

Sipas raportimeve, Patricio Pacifico ka kryer tashmë testet mjekësore me Blaugranët dhe një njoftim zyrtar pritet së shpejti.

Mbrojtësi i majtë 19-vjeçar uruguaian do të transferohet nga Defensor Sporting në formë huazimi me opsion blerjeje.

Ndërkohë, Barcelona ka fituar garën ndaj klubeve të mëdha si AC Milan dhe Bayern Munich për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të talentuar të Genk, Juwensley Onstein, i konsideruar si një nga mbrojtësit më premtues të momentit.

Sa i përket Hamza Abdelkarimit, katalanasit kanë qenë prej kohësh në negociata me klubin e tij, Al-Ahly, por ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare. Megjithatë, Barcelona mbetet optimiste se do të sigurojë firmën e sulmuesit 18-vjeçar egjiptian, fillimisht në formë huazimi, me opsion për transferim të përhershëm në qershor.

Të tre lojtarët pritet të jenë pjesë e projektit të së ardhmes së Barcelonës, duke forcuar më tej akademinë dhe skuadrën rezervë të klubit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.